Akidja është themeli i besimit islam dhe baza mbi të cilën ndërtohet jeta e një besimtari. Në këtë pjesë, do të njiheni me parimet kryesore të besimit, duke kuptuar më qartë lidhjen tuaj me Allahun dhe thelbin e fesë Islame.
Synimi ynë është që çdo pjesëmarrës të forcojë besimin e tij, të ketë një kuptim të qartë dhe të saktë të akides, dhe ta zbatojë atë në jetën e përditshme me bindje dhe sinqeritet.
Na ndiqni më poshtë!
Akideja e saktë mbështetet në Kuranin Fisnik dhe në Sunetin autentik të Profetit Muhammad ﷺ.
Përmes saj, muslimani mëson të besojë drejt në Allahun, të kuptojë qëllimin e jetës dhe të ndërtojë jetën e tij sipas udhëzimit të Islamit.
Në këtë video paraqitet një hyrje e shkurtër dhe e qartë rreth akides (besimit islam), ku shpjegohen disa nga bazat themelore mbi të cilat ndërtohet besimi i çdo muslimani.
Gjithashtu theksohet rëndësia e udhëzimit hyjnor, i cili është si një dritë në mes të errësirës, që e udhëzon njeriun drejt së vërtetës, drejtësisë dhe jetës së mirë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Në këtë video paraqitet një hyrje në akiden (besimin islam), duke sqaruar disa nga parimet themelore mbi të cilat ndërtohet besimi i muslimanit.
Në të shpjegohen gjashtë shtyllat e imanit, të cilat përbëjnë themelin e besimit të çdo muslimani, si dhe përmenden disa nga veprat dhe librat themelorë të dijetarëve, të cilët kanë shpjeguar dhe sqaruar këto parime të besimit.
Gjithashtu trajtohet rëndësia e njohjes së Allahut përmes emrave dhe cilësive të Tij, si dhe kuptimi i atributeve të Tij, gjë që e forcon besimin dhe e thellon lidhjen e besimtarit me Krijuesin.
Po ashtu theksohet edhe lidhja e kësaj njohjeje me lutjen dhe jetën e përditshme, duke treguar se besimi i saktë është udhëzim dhe dritë që e drejton njeriun në çdo aspekt të jetës së tij.