Mirë se vini në xhaminë tonë, një vend i përkushtuar për adhurimin e Allahut dhe për mësimin e Kur’anit dhe Sunetit të Profetit Muhamed ﷺ.
Allahu i bekoftë të gjithë ata që hyjnë në këtë shtëpi dhe ua mbushë zemrat me paqe dhe udhezim.
Islami mburoja ime, Xhamia kështjella ime. Çdo namaz është një gur në kështjellën e zemrës sime, çdo lutje një shtresë që më mbron nga të këqijat, dhe çdo vepër e mirë forcon mburojën time. Mbaje besimin tënd fort dhe le të jetë xhamia për ty vend prehjeje, pishtari ku të ndriçohet shpirtin dhe zemra.
Në kohën tonë, kur shkaqet e shkatërrimit të shpirtit dhe zemrës janë shtuar: hutimi, lënia e mësimeve të fesë, përqendrimi vetëm te pasuria dhe kënaqësitë e momentit, dijenia fetare dhe devotshmëria bëhen mburoja jonë më e fortë.
Mbaje zemrën të ushqyer me iman dhe dije, që ajo të mos humbasë drejtimin dhe dritën e Allahut.
Xhamia e Bulgarecit ka qenë ndër vite një qendër e rëndësishme e besimit dhe bashkimit për komunitetin. Ajo ka luajtur një rol të veçantë në ruajtjen e vlerave fetare dhe traditave, duke sjellë njerëzit më pranë njëri-tjetrit.E ndërtuar dhe e mbajtur gjallë nga përkushtimi i besimtarëve, xhamia vazhdon edhe sot të jetë një hapësirë për lutje, mësim dhe aktivitet komunitar, duke lidhur të kaluarën me të ardhmen.